Meksika i kundërpërgjigjet Trumpit, gati të ndalojë misrin nga SHBA-të

Meksika i kundërpërgjigjet Trumpit, gati të ndalojë misrin nga SHBA-të

14 shkurt 2017 15:23

Meksika është blerësi më i madh i misrit amerikan dhe senatori meksikan Armando Rios Piter, ka thënë se këtë javë do të prezantojë një faturë nëse Meksika dëshiron të blejë misër nga Brazili dhe Argjentina, duke iu shmangur SHBA-ve.

Kjo është njëri prej veprimeve konkrete nga Meksika si reagim ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të presidentit Trump ndaj shtetit meksikan.

“Do të dërgojë një faturë për misrin që ne e blejmë nga Amerika dhe së shpejti do ta blejmë nga Brazili ose Argjentina”, ka thënë Rios Piter për CNN-in në protestën kundër Trumpit që u mbajt në Mexico City, transmeton Koha.net.

“Është mënyrë e mirë që t’u tregojmë atyre se marrëdhënia armiqësore ka pasoja, por shpresoj që kjo do të ndryshojë”.

Fermerët amerikanë vetëm gjatë vitit 2015 kanë përfituar 2.4 miliardë dollarë nga shitja e misrit në Meksikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme