Botë

Vazhdojnë përleshjet mes palestinezëve e policisë izraelite, dhjetëra të plagosur

Dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve të reja që kanë ndodhur të shtunën mes forcave policore izraelite dhe palestinezëve.

Protestuesit palestinezë kanë vazhduar të hedhin gurë në drejtim të policisë izraelite në Portën e Damascusit në Qytetin e Vjetër ndërkohë që policia u është përgjigjur me granata trullosëse, plumba gome dhe ujë.

Autoritetet mjekësore bënë të ditur se dhjetëra palestinezë janë plagosur derisa në anën tjetër, policia izraelite ka njoftuar se një oficer është lënduar.

Përleshjet mes dy palëve kanë nisur që disa ditë pasi tensionet janë rritur në lidhje me dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga toka e pretenduar nga kolonët hebrenj.

Vetëm të premten, më shumë se 200 palestinezë dhe të paktën 17 policë izraelitë mbetën të plagosur në xhaminë Al-Aqsa në kohën kur mijëra njerëz ishin mbledhur atje për të marrë pjesë në xhumanë e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Xhamia Al-Aqsa në Jerusalem është njëra prej lokacione më të nderuara të Islamit por është po ashtu një vend i shenjtë për izraelitët, e njohur si Mali i Tempullit.