Një shtëpi në Serbi, 1000 euro

Një shtëpi në Serbi, 1000 euro

22 qershor 2017 09:51

Çmimet e shtëpive fshatare në Kurshumli, komunë e Serbisë në kufi me Podujevën, me tërë pronën, në fshatrat buzë qytetit e me infrastrukturë, më së larti arrijnë në 10 mijë euro, transmeton Koha.net.

Edhe përkundër këtij çmimi të lirë, shitje të pronës fshatare pothuaj nuk ka pasi nuk gjenden blerësit, ka thënë për novostionline kryetari i komunës së Kurshumlisë Dragolub Vidiq.

Të vjetërit nëpër shtëpitë fshatare po vdesin e të rinjtë, jo vetëm nga fshati, por edhe nga qendra admistratrive po ikin. Rrallë ndonjë që kthehet, thotë ai.

Por ka edhe më lirë. Në Pirot, afër kufrit me Bullgarinë, për shembull, një shtëpi e vjetër me gjithë oborr, mund të blihet edhe për 1 mijë euro. Pak më shtrenjtë është në fshatrat e Banatit, ku një shtëpi në kufi me Rumaninë blihet për 2 mijë euro.

Ngjashëm, siç ankohet portali nga Beogardi, është pothuaj në shumë rajone rurale jugore në Serbi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme