Botë

SHBA-ja tërheq stafin e panevojshëm nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar që stafi i panevojshëm i Ambasadës në Kabul të kthehej në atdhe, duke përmendur si arsyetim kërcënimet e mundshme në Afganistan teksa Washingtoni po përgatitet për përfundimin e luftës së saj 20-vjeçare në vend.

Urdhri është dhënë vetëm dy javë pasi që presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 2 mijë e 500 trupat ushtarake do të tërhiqeshin nga shteti afgan deri në muajin shtator. Përfaqësuesi i posaçëm i Washingtonit në Afganistan ka tërhequr vërejtjen se ndihma amerikane do të ndalet po qe se Qeveria e dominuar nga talebanët nuk i respekton të drejtat e njeriut. Ambasadori në detyrë në Kabul ka thënë se Departamenti i Shtetit ka marrë një vendim të tillë shkaku i ngritjes së dhunës dhe raporteve të shumta për kërcënime në kryeqytetin afgan. Ambasada amerikane do të mbetet operacionale, ndonëse me numër relativisht të vogël të punonjësve.