Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia anulon bisedimet me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ribjakov ka anuluar bisedimet me zëvendës sekretarin shtetëror të SHBA-ve Thomas Shannon, pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane ndaj Moskës zyrtare. Anulimi i takimit vjen pak kohë pasi që Moska zyrtare paralajmëroi hakmarrje ndaj Uashingtonit zyrtar për shkak të sanksioneve të reja.

Ribjakov tha se “situata nuk është e përshtatshme që ky lloj dialogu të mbahet” dhe dërgoi kritika në llogari të SHBA-ve pasi “nuk kishin ofruar asgjë konkrete” për të cilën do të mund të diskutohej, transmeton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump njoftoi të martën se ka vendosur sanksione ndaj 38 individëve dhe firmave ruse për shkak të aktiviteteve në Ukrainë.

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitrij Peskov tha sot se ky hap i SHBA-ve nuk ishte konstruktiv dhe shtoi se opsione të ndryshme janë duke u shqyrtuar në nivel ekspertësh.