Botë

27 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 27 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit ndërsa kanë rezultuar pozitivë 314 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2.362 testime, ndërsa janë shëruar 557 pacientë.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 150.588, i të shëruarve 129.053 ndërsa kanë vdekur 4.677.