Botë

Spitaleve në kryeqytetin indian u mbaron furnizimi me oksigjen

Descriptive Text

Gjashtë spitale në kryeqytetin indian Delhi u ka mbaruar tërësisht oksigjeni dhe mjekët thonë se spitaleve të tjerë u ka mbetur furnizimi vetëm edhe për disa orë, mes një gjendje të rëndë pandemike në Indi, njofton BBC.

Një numër i njerëzve kanë vdekur duke pritur për oksigjen, dhe më shumë se 99% e të gjitha shtretërve të kujdesit intensiv janë të mbushura.

India është në valën e dytë të infeksioneve me COVID-19 dhe të enjten regjistroi numrin më të lartë një-ditor të rasteve të reja kudo në botë.

Ka pasur 314.835 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa vdekjet u rritën në 2.104. Vendi ka regjistruar afër 16 milionë infeksione në total.