Bruksel, 21 qershor - Bashkimi Evropian (BE) me qëllim për të parandaluar falsifikimin ndryshon dizajnin e vizës Shengen, e cila është në përdorim që prej 20 vitesh.
Në një deklaratë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së njoftohet se në rregulloren e pranuar është krijuar një dizajn i ri i përbashkët për rinovimin e veçorive të sigurisë së vizave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu bëhet e ditur se skemat aktuale të vizave që janë në përdorim afërsisht prej 20 vitesh përballen me ngjarje serioze të falsifikimit.
Ndërsa është vënë në dukje se Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar në kuadër të protokolleve në lidhje me marrëveshjet e BE-së nuk do t'i nënshtrohen këtyre zbatueshmërive të reja, por në rast se nga vendet në fjalë do të ketë një kërkesë të tillë, Komisioni i BE-së mund të ndajë informacionet teknike të nevojshme.
Përpara se rregullorja të publikohet në gazetën zyrtare të BE-së pritet që në fillim të muajit korrik të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian.