Botë

Në këmbim të vaksinimit, Kina u ofron qytetarëve vezë falas e lirime për blerje

Suksesi i Kinës në kontrollin e përhapjes së koronavirusit ka rezultuar me refuzimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19.

Me qëllim të vaksinimit sa më të shpejtë, shteti kinez ka ofruar si këmbim vezë falas, kuponë për blerje dhe lirime të shumta nëpër dyqane.

Pas fillimit të ngadaltë, Kina tani shpërndanë për çdo ditë me miliona vaksina. Vetëm më 26 mars janë vaksinuar 6.1 milion persona.

Qeveria ka vënë synim që deri në qershor të vaksinohen 560 milionë qytetarë. Sfidë për shtetin kinez mbetet refuzimi i madh që po u bëhet vaksinave dhe detyrohet që të bindë popullsinë se dozat janë të sigurta.

Situata brenda territorit të Kinës i është rikthyer një lloj normaliteti të parapandemisë, por Qeveria synon që me vaksinim ta hapë vendin para botës dhe të mbledhë me miliona vizitorë, si nikoqire e Lojërave Olimpike të Dimrit, në shkurtin e vitit 2022.