Botë

“Ditë të tmerrshme po vijnë”, gratë afgane i frikësohen rikthimit të talibanëve

Jashtë një kolegji, nga i cili u ndaluan nënat e tyre, një grua priti miqtë për të përfunduar provimet, ndërsa frikësohen se do të jenë të fundit që do të mund të bëjnë.

“Amerikanët po largohen”, tha Basireh Heydari, studente në Universitetin e Heratit. “Kemi përpara ditë të tmerrshme me talibanët. Shqetësohem se ata nuk do më lënë të dal nga shtëpia, lëre më të bëj këtë që po bëj tani”.

Vendimi i administratës së Bidenit për të tërhequr të gjitha trupat e SHBA-së nga Afganistani më 11 shtator, do t’i japë fund luftës më të gjatë të SHBA-së. Afganët ia kanë frikën një intensifikimi të luftimeve mes qeverisë kombëtare dhe talibanëve, të cilët u dëbuan pas ndërhyrjes me intervenimin e udhëhequr nga SHBA-ja dy dekada më parë.

Dhuna kundër civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, është rritur gjatë vitit të kaluar, sipas statistikave në Kombeve të Bashkuara, dhe kontrolli i talibanëve në vend është më i madh se sa çdo herë tjerë për këto vjet, shkruan The Guardian.

Kthimi nën vijën e ashpër të sundimit islamik mund të nënkuptojë kthimin e ndalimit të shkollimit të grave.

“Kam vetëm një dëshirë, dhe ajo është që t’i përfundojë studimet dhe sigurisht të punoj, por me talibanët që po vijnë, nuk mendoj se do ta arrijë këtë”, tha Heydari.

Nuk ka garanci se grupi islamik do të jetë në fuqi dhe ata kanë dhënë sinjale se sundimi i tyre në të ardhmen do të jetë më fleksibil sa i përket shkollimit të vajzave. Heydari tha se nëse talibanët e kanë problem shkollimin e përbashkët të të dyja gjinive, ajo do jetë e gatshme të studiojë në klasat vetëm për vajza.

Më skeptike u shpreh Salma Ehrari, studente e ekonomisë. “Dua që bota ta dijë se talibanë po i mashtrojnë, ata nuk kanë ndryshuar”, tha ajo. “Ata po përdorin teknologjinë dhe janë në Twitter, por kanë mendimet e njëjta sikur 20 vjet më parë. Do të humbas mundësinë e edukimit dhe siguriosht amerikanët janë përgjegjës për këtë, jo talibanët – kjo është thjesht natyra e talibanëve”.