Rumania referendum për reforma anti-korrupsion

Rumania referendum për reforma anti-korrupsion

14 shkurt 2017 15:20

Parlamenti rumun unanimisht ka pranuar propozimin e presidentit të vendit që të mbahet referendumi rreth reformave anti-korrupsion.

Qeveria rumune pas protestave masive, ka tërhequr nga procedura propozimin e ligjit kundërthënës, i cili do të mbronte shumë zyrtarë nga ndjekja penale shkaku i korrupsionit.

Krijuesi i këtij propozimi, ministri i Drejtësisë javën e shkuar ka dhënë dorëheqje, derisa theksoi nevojën e uljes së tensionimit në këtë shtet me 20 milionë banorë.

Presidenti Klaus Iohannis, ish-lider i partisë opozitare të qendrës së djathtë dhe kritik i këtij ligji diskutabil, tani duhet të konfirmojë kornizën kohore për mbajtjen e referendumit. Ai duhet të konfirmojë vullnetin e popullit lidhur me këtë çështje. 

1

Komentet

Shto koment

Të ngjashme