Botë

Vdiq studenti amerikan që u mbajt rob në Korenë Veriore

Studenti amerikan që është mbajtur në robëri në Korenë e Veriut për më shumë se 15 muaj, ka vdekur pasi është kthyer në shtëpi.

Otto Warmbier, 22 vjeç, ka qenë duke shërbyer 15 vjet punë të vështirë për, siç është thënë, përpjekjet për të vjedhur një shenjë propaganduese nga hoteli, shkruan rel.

Ai është dërguar në SHBA të martën e kaluar në gjendje kome.

Koreja e Veriut tha se ai është helmuar me ushqim, por, sipas familjes, Warmbier është keqtrajtuar në paraburgim.

Një ekip i mjekëve amerikanë ka kundërshtuar po ashtu versionin e Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA e dënon “brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut”.