Botë

Edhe në Mal të Zi arrijnë 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas

Edhe në Mal të Zi ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë dozave të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas. Këtë kontingjent e ka pranuar Mali i Zi nëpërmjet mekanizmit COVAX.

“Në Mal të Zi sapo ka ardhur kontingjenti prej 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Mali të Zi, e cila ka njoftuar se këto janë vaksina të ardhura nëpërmjet mekanizmit COVAX.