Botë

Bideni fton Putinin dhe udhëheqësin kinez për bisedime në samitin e klimës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping në bisedimet e para të mëdha klimatike të presidencës së tij, një sinjal që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta vendosin krizën e klimës mbi marrëdhëniet e tyre më të tensionuara ndërkombëtare, njofton Independent.

Presidenti Biden po pret për bisedime në mënyrë virutale, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, në Ditën e Tokës më 22 dhe 23 prill.

SHBA-ja shpreson që ngjarja do të rrisë objektiva më ambiciozë në zvogëlimin e emetimeve globale të cilat po ngrohin shpejt planetin dhe sjellin ngjarje ekstreme dhe të paparashikueshme.

SHBA-ja pritet gjithashtu të shpallë një objektiv shumë më të fortë të emetimeve të vitit 2030 pasi qeveria federale kaloi katër vitet e fundit në mungesë për këtë çështje nën udhëheqjen e Donald Trumpit.

Samiti zhvillohet përpara bisedimeve globale të Kombeve të Bashkuara në nëntor në Glasgoë të Skocisë.

SHBA është emetuesi i dytë më i madh në botë i gazrave serrë pas Kinës. Rusia është emetuesi i katërt më i madh. Është e paqartë nëse Rusia dhe Kina do të pranojnë ftesat në samit, apo nëse do të jenë të interesuar të punojnë me SHBA për të frenuar emetimet.