Botë

Zgjedhjet në Izrael çojnë drejt ngërçit të ri

Rezultatet e hershme nga zgjedhjet e reja në Izrael sugjerojnë për një tjetër ngërç, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që i duhet të hyjë në koalicion me parti nacionaliste ekstreme e fetare për të formuar Qeverinë.

Me gjysmën e më shumë të votave të numëruara deri të mërkurën në mëngjes, partia Likud e Netanyahut po udhëheq me çerek votash. Partia opozitare, Yair Lapid, ka më pak se 15 për qind. Gjithsesi, Netanyahut i duhet t’i bindë partitë rivale në parlament që t’i bashkohen në Qeveri. Kjo shihet me dyshim dhe sugjeron zgjatjen e një ngërçi dyvjeçar, dhe zgjedhje të pesta në periudhë të shkurtër kohore.

Netanyahut i duhen edhe shtatë ulëse për të arritur në 61-shin që i mjafton për të formuar shumicën në parlamentin me 120 ulëse.

Në një deklaratë për media të martën në mbrëmje, Netanyahu kishte thënë se po ua shtrin dorën të gjithë parlamentarëve që besojnë në rrugën e përbashkët.

Ndërkaq, lideri i krahut të djathtë, Naftali Bennet, që ishte dikur ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Netanyahut, por që ka garuar kundër tij, mund të dalë si figura kyçe, pasi ka siguruar shtatë ulëse.

Në këto zgjedhje, të drejtën për votë e shfrytëzuan 67.2 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet u panë si referendum për lidershipin e Netanyahut. 71-vjeçari është në pushtet që nga viti 2009. Kampanja e tij e vaksinimit me sukses në Izrael dhe marrëdhëniet e krijuara me disa shtete arabe i dha fuqinë së fundmi.