Botë

Në sfidë ndaj Bidenit, Koreja Veriore lanson raketa

Descriptive Text

Koreja Veriore ka lansuar javën e kaluar disa raketa të rrezes së shkurtër të veprimit, pasi ka denonuar Washingtonin për avancimin e manovrave të përbashkëta ushtarake me Korenë Jugore, kanë bërë të ditur të martën disa burime të afërta me zhvillim.

Testimi i raketave, i cili më herët nuk ishte raportuar, paraqet një sfidë të drejtpërdrejt të liderit koreanoverior, Kim Jong Un, ndaj presidentit Joe Biden. Ndihmësit e Bidenit ende nuk e kanë qartësuar qasjen e administratës karshi kërcënimit bërthamor të regjimit, në kuadër të rishikimit të politikave SHBA-Kore e Veriut. Për javë me radhë, zyrtarët e mbrojtjes në SHBA kanë paralajmëruar për sugjerimin e agjencive të Inteligjencës se shteti i izoluar mund të ndërmarrë teste raketore.

Testimet ushtrojnë presion të shtuar ndaj Washingtonit për zhvillimin e një strategjie që e adreson kërcënimin që ka përcjellë administratat republikane dhe demokratike amerikane ndër dekada. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se administrata Biden synon të zbatojë një “qasje të re” karshi Koresë Veriore, por nuk ka ofruar hollësi.

Mirëpo diplomatët kanë informuar aleatët në Azi se strategjia do të dallojë si prej asaj të Donald Trumpit, që ishte takuar me liderin koreanoverior, ashtu edhe të Barack Obamas, i cili ishte distancuar nga angazhimi me vendin derisa Feniani të mos i përmirësonte sjelljet. \ WP