Nga të shtënat në SHBA, çdo ditë vriten ose plagosen 19 fëmijë Foto: ilustrim

Nga të shtënat në SHBA, çdo ditë vriten ose plagosen 19 fëmijë

19 qershor 2017 16:22

Nga të shtënat në Shtetet e Bashkuara për çdo ditë vriten ose plagosen së paku 19 fëmijë, ndërsa më të rrezikuarit janë djelmoshat, të rinjtë dhe zezakët, thuhet në një studim qeveritar.

Analiza e të dhënave në periudhën 2002-2014 në Shtetet e Bashkuara, konsiderohet se është studimi më gjithëpërfshirës për këtë çështje.

Derisa në masë të madhe i konfirmon informatat e publikuara paraprakisht, ky studim e thekson aspektin se përse shkencëtarët e shohin dhunën me armë si krizë publike shëndetësore, raporton agjencia AP nga Çikagoja.

Në raportin e Qendrave për Kontroll të Sëmundjes dhe Parandalim, përfshihen fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 17 vjeçare. Studimi ishte përpiluar nga analizat e certifikatave të vdekjes dhe raporteve të dhomave të emergjencës dhe është publikuar sot në revistën, Pediatricks.

comments powered by Disqus
Të ngjashme