Imami i një bashkësie islame në Londër, është përshëndetur për “trimërinë dhe guximin” për të qetësuar një situatë të tensionuar pranë xhamisë.
Imami Mohammed Mahmoud, u ka kërkuar të tjerëve të ndalojnë e të mos e rrahin sulmuesin derisa të vie policia dhe ta arrestoj, shkruan CNN, transmeton Koha.net.
I dyshuari 48 vjeçar është ndalur nga turma e këmbësorëve ku ai kishte hyrë për t’i sulmuar me një furgon, me ç’rast një person mbeti i vdekur e tetë të tjerë të lënduar.
Turma e kanë kapur të dyshuarin dhe e kanë shtrirë përtokë duke e goditur. Në këtë rast, imami i xhamisë ka kërkuar nga ata të ndalojnë dhe të mos kryejnë akte dhune.
Policia ka njoftuar se imami e kishte marrë të dyshuarin dhe e kishte mbajtur të sigurt derisa ka arritur policia dhe e ka arrestuar.
-
19 qershor 2017 14:51
-
Shpërndaje në: