Botë

Gaza administron dozën e parë të COVAX-it

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka nisur administrimin e vaksinave të para kundër koronavirusit, të siguruara nëpërmjet nismës botërore Kovaks.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj, që menaxhojnë programin Kovaks, ia kanë dërguar mbi 61 mijë vaksina Autoritetit Palestinez. Mbi 21 mijë prej tyre janë dërguar në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga “Hamasi” e të bllokuar nga forcat izraelite.

Dyzetë mijë doza të tjera janë dërguar në Bregun Perëndimor, ku Autoriteti Palestinez ka pasur telashe për të blerë vaksina. Para arritjes së dërgesës së Kovaksit, Autoriteti Palestinez kishte siguruar vetëm dhjetë mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik 5” dhe më shumë se dy mijë të tjera nga Izraeli për rajonin që ka më shumë se pesë milionë banorë.

Gaza, në anën tjetër, që po përballet me bllokadën izraelite dhe egjiptiane për ta izoluar Hamasin, ka marrë 80 mijë doza. Në Gazë pritet që deri në maj të sigurohen edhe gjashtëdhjetë mijë doza të tjera vaksinash.