Bashkimi Europian dhe Qeveria britanike të hënën, sot, fillojnë negociatat për dalje të Britanisë së Madhe nga BE, transmeton Koha.net.
Sipas burimeve diplomatike që i citon Al Jazeera, gjatë rundit të parë të bisedimeve, në fokus do të jenë çështjet e lidhura me të drejtat e qytetarëve, marrëveshja financiare, Irlanda Veriore etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekretariati britanik për dalje nga Bashkimi Europian ka kumtuar se të dy fazat e negociatave të jenë të harmonizuara e më së shumti do të bisedohet për çështjet e lidhura me vetë daljen e Britanisë nga BE dhe detyrimet e saj financiare.
David Davis, sekretar shtetëror për dalje nga BE dhe Michel Barnier, kryenegociatori i Komisionit Europian, janë marrë vesh për fillimin e negociatave për Nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës më 19 qershor, kishte kumtuar më herët Qeveria britanike.
Krerët e 27 vendeve të BE-së, në fund të prillit, njëzëri kishin miratuar parimet kryesore të negociatave paraprake me Britaninë e Madhe për Brexit, transmeton Koha.net.
Siç tha atëbotë kryetar i Këshillit Europian Donald, “është përgatitur mandat i fuqishëm e i ndershëm politik për negociata për Brexit”.
Ai kishte theksuar se nuk mund të ketë negociata për marrëdhëniet e ardhshme para se të arrihet marrëveshja kryesore siç është ajo se sa borxh i ka Britania e madhe bllokut.