Botë

Hungaria shënon numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19

Hungaria ka shënuar numrin më të madh të vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, sipas autoriteteve shëndetësore të këtij vendi, kanë vdekur 207 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 6.502 raste pozitive, ka bërë të ditur agjencia MTI.

Sipas agjencisë, gati një milion e gjysmë banorë janë imunizuar me vaksina anti-COVID, ndërkohë që mbi 420 mijë tashmë kanë marrë dorën e dytë.

Prej fillimit të pandemisë, në këtë vend kanë vdekur 17.629 pacientë si pasojë e COVID-19, derisa janë prekur me këtë sëmundje 539.080.