Botë

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet 5.3 ballë ka ndodhur në Greqi pak minuta më parë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, kryesisht në Korçë, Bilisht dhe Tiranë.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi vetëm 8 km, 16 km në juglindje të Elasonës.

Sipas informacioneve lëkundjet janë ndjerë në të gjithë zonën e Larisës.

Greqia është goditur nga një valë tërmetesh ditët e fundit, të cilat janë ndjerë edhe në vendin tonë. Më 7 mars është regjistruar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh shkalla Rihter që goditi Greqinë para një jave./ TCH