Botë

Dhjetëra të lënduar në protestën kundër qeverisë në Paraguai

Descriptive Text

Rreth 20 njerëz pësuan lëndime kur policia gjuajti me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndërsa shpërthyen protestat mbi trajtimin e COVID-19 nga qeveria e Paraguait.

Qindra protestues, kryesisht të rinj, dolën në rrugët e kryeqytetit, Asuncion, ndërsa infeksionet me koronavirus kanë arritur nivele rekord dhe spitalet janë në prag të kolapsit në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut, raporton Independent.

Protestuesit ndezën flakadanë, hodhën gurë ndaj policisë, thyen barrierat e sigurisë dhe po digjnin çdo gjë në rrugë ndërsa përplasjet e dhunshme e kthyen zonën përreth ndërtesës së Kongresit të Asuncion në një fushë beteje të improvizuar të premten në mbrëmje.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit të vendit, Mario Abdo Benitez. Deri në 20 persona u lënduan, duke përfshirë një polic.