Botë

Nënat peruane të laboratorëve të drogës

Teknikja e dhëmbëve dhe nëna e katër fëmijëve, Ana Alvarez jeton në një banesë në Lima, të cilën e ka shndërruar së fundmi në një laborator kanabisi.

Për hir të dashurisë për të birin e saj, ajo thotë se është bërë njëra prej mbrojtëseve më të fuqishme në Peru të liberalizimit të ligjeve për narkotikët në këtë shtet konservator.

Misioni i saj nisi si një kërkim i dëshpëruar për çfarëdo gjëje që do të lehtësonte krizat e shumta të përditshme të të birit Anthony, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Kësisoj, ajo përfundoi me te shndërruar një pjesë të banesës në një laborator të improvizuar dhe qendër jozyrtare mjekësore, ku pacientëve mund t’u përshkruhen derivate të marihuanës si lehtësues për sëmundje vdekjeprurëse, si kanceri.

Dëshpërimi si pikënisje

Tani 17 vjeç, Anthony vuan nga një formë e rrallë dhe e rëndë e epilepsisë e quajtur sindroma Lennox-Gastaut, si dhe skleroza tuberoze, të cilat shkaktojnë rritjen e tumoreve në tru dhe organe të tjera.

Vitin e kaluar, Anthony pësoi një sulm psikotik që e shtyu Alvarezin (43) dhe familjen e saj në një periudhë të zorshme: ajo madje pranon se ka pasur periudha, kur edhe ka menduar të vetëvritet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.