Botë

58 persona që u raportuan të zhdukur në Londër, policia supozon se kanë vdekur

Të paktën 58 persona të cilët deri sot raportoheshin të zhdukur nga zjarri në Londër, sot policia britanike ka thënë se mund të jenë të vdekur.

Shefi i policisë Stuart Cundy, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërkaq deri tani janë raportuar 30 të vdekur pa u përfshirë këta 58 tjerë të fundit, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Cundy u ka bërë thirrje protestuesve dhe familjarëve që t’i lejojnë autoritetet të kryejnë punën e tyre pasi ata e dinë më mirë se çfarë duhet bërë.

Është raportuar se rreth 70 persona janë të zhdukur nga ky zjarr në ndërtesë.