Botë

Gjermania hap xhaminë e parë “liberale” për gra pa shamia e homoseksualë

Është hapur xhamia e parë liberale në Gjermani, Ibn Rush-Goethe, e cila është vendosur brenda një kishe protestante në Berlin, dhe është e para e këtij lloji në vend.

Në xhami lejohen të luten gratë por pa mbulesa, burrat, myslimanët sunitë, shiitë dhe homoseksualët, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Aktivistja e të drejtave të grave Seyran Ates, e cila për tetë vjet ka bërë fushatë në Gjermani për t’i respektuar myslimanët ka thënë “Unë s’mund të jem më e lumtur se kaq, kjo është një ëndërr që u bë realitet”.

Ajo ka shtuar se shamitë janë të ndaluara në këtë xhami, gjithashtu tha se kjo xhami do të jetë vend i liberalizimit ku gjithkush është i mirëseardhur dhe i barabartë.

Emri i xhamisë është kombinuar nga filozofi mesjetar Ibn Rushdit dhe shkrimtari gjerman Johann Wolfgang Goethe.

{gallery}