Austria ka regjistruar 37 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, derisa ka njoftuar se 1.727 persona kanë rezultuar pozitivë.
Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani, 448.371 persona kanë rezultuar pozitivë, ku 8.434 kanë vdekur. Që nga fillimi i pandemisë, Austria ka 423.024 pacientë të shëruar. Ky shtet tashmë ka kryer 503.274 testime.
-
23 shkurt 2021 12:29
-
Shpërndaje në: