Botë

Nxënësit e ciklit të ulët në Gjermani rikthehen në shkolla, pas dy muajsh

Shkollat fillore dhe institucionet parashkollore në më shumë se gjysmën e 16 shteteve të Gjermanisë janë rihapur të hënën, pas më shumë se dy muajsh mbyllje si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Vendimi për hapje u mor pas sinjaleve për sheshimin e sërishëm të numrit të rasteve ditore në Gjermani, me gjithë evidentimin e rritjes së tyre në disa rajone.

Ministria e Shëndetësisë ka mbrojtur vendimin, duke bërë të ditur se grupmoshat më të vogla përfitojnë më së shumti nga mësimi me prani fizike.

Pas rihapjes së shkollave, asociacionet shëndetësore kanë kërkuar që mësuesit dhe pedagogët të vendosen në grupin e personave me prioritet për vaksinim kundër COVID-19. Këtë ide, zyrtarët e Qeverisë kanë bërë të ditur se do ta shqyrtojnë së shpejti.