Botë

Bëhet thirrje t’u paguhen faturat e energjisë elektrike banorëve të Teksasit

Kryetari i bashkisë së Hjustonit, Silvester Turner, i ka bërë thirrje shtetit të Teksasit t’i paguajë faturat e larta të energjisë elektrike, të mbledhura nga banorët gjatë motit të ftohtë.

“Projektligji duhet të shkojë në shtetin e Teksasit”, ka deklaruar ai për CBS.

Disa banorë të këtij shteti kanë raportuar fatura më të larta se 16.000 dollarë për disa ditë derisa temperaturat ranë deri në minus 18 gradë, duke u cilësuar si më të uëltat në 30 vjet.

Pjesa më e madhe e vendit ishte bllokuar tërësisht nga bora derisa moti i ftohtë në tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori 70 jetë, raporton BBC.

Banorët janë duke vazhduar ta vlojnë ujin para përdorimit për shkak të frikës nga ndotja e shkaktuar nga presioni i ulët i rrjetit. Miliona të tjerë ishin pa energji elektrike.

Presidenti Joe Biden shpalli gjendje emergjente në Teksas të shtunën, duke hapur rrugën për më shumë fonde federale për t'u shpenzuar në përpjekjet e ndihmës.

“Ndihma mund të përfshijë grande për strehim të përkohshëm dhe riparime shtëpish, hua me kosto të ulët për të mbuluar humbjet e pronave të pasiguruara dhe programe të tjera për të ndihmuar individët dhe pronarët e bizneseve të rikuperohen nga efektet e katastrofës”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.