Gjatë ditës së sotme policia britanike ka konfirmuar se ka shkuar në 30 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë në Londër, ndërsa rreth 7- të tjerë janë të lënduar.
Banorët po kërkojnë mbështetje për ata që janë prekur nga kjo tragjedi, e për këtë ata po mbajnë protesta rrugëve të Londrës, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Turma është mbledhur fillimisht jashtë zyrës ku kryeministrja britanike Theresa May u takua me të mbijetuarit e këtij zjarri.
Protesta e parë ka filluar sot në orën 15:00, ndërkaq në orën 16:30 i janë bashkuar edhe një numër i madh i njerëzve të cilët po kërkojnë përgjigje nga autoritetet.
“Askush nuk e di si shpërtheu ky zjarr, jemi të zemëruar dhe kërkojmë një përgjigje, nuk duhet lejuar që të mbijetuarit të qëndrojmë rrugëve tani”, ka thënë një protestues.
Mustafa Al Mansur, organizatori i kësaj proteste, ka premtuar se do t’i ndihmoj familjet sa më shumë të jetë e mundur dhe se do të siguroj fonde për ta.