Botë

Varianti i ri i COVID-19 që u zbulua në Nigeri, shfaqet në Britaninë e Madhe

Një mutacion i ri i COVID-19, i cili u zbulua për herë të parë në Nigeri, është gjetur në Britaninë e Madhe.

Simon Clarke, një profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Reading, paralajmëroi se ky lloj mund të jetë rezistent ndaj vaksinave aktuale.

Studiuesit e Universitetit të Edinburgut kanë gjetur 32 raste të variantit B1525 në Britani, raporton Dailymail.

Ekspertët në universitet thonë se ky tip i ri përmban mutacionin E484K në proteinë spike.

Ky mutacion është gjetur në variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit dhe besohet se ndihmon virusin për t’i shmangur antitrupat.