Botë

Bush kritikon qasjen e Trumpit ndaj mediave

Descriptive Text

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka kritikuar mënyrën e sjelljes së presidentit Donald Trump ndaj mediave.

Presidenti i 43-të i SHBA-së, i cili nuk është kursyer nga mediat gjatë tetë vite në Shtëpinë e Bardhë, nuk ndan të njëjtën pikëpamje si pasardhësi i tij që e konsideron median si “armik i popullit amerikan”.

“Vlerësoj se mediat janë thelbësore për demokracinë. Mediat janë të nevojshme, në mënyrë që persona si rasti im duhet të japin llogari”, tha ish-presidenti gjatë një interviste në NBC.

Presidenti i 45-të i SHBA-së, vazhdon me sulme të paprecedentë kundër mediave kryesore amerikane, duke i akuzuar për njëanshmëri dhe burim i lajmeve të rreme.