Botë

Policia britanike konfirmon 30 të vdekur në Londër

Gjatë ditës së sotme policia britanike ka konfirmuar se numri i të vdekurve në Londër ka shkuar në 30, ndërsa të pagjetur janë rreth 70.

Sot gjithashtu është raportuar se të zhdukurit nga zjarri që shkrumboi një ndërtesë të tërë, mund të mos gjinden kurrë, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Edhe pse kryeministrja Theresa May dhe kryetari i Londrës Sdiq Khan, thonë se po bëjnë të pamundurën për personat e zhdukur, familjarët e tyre thonë se qeveria dhe këshilli lokal nuk po bëjnë mjaft për t’i ndihmuar.

Policia britanike gjithashtu ka bërë të ditur se janë 24 persona që janë duke u trajtuar në spital ku 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.