Botë

Senatori Romney u shpëtua për pak sekonda në Capitol

Foto: Reuters

Në videot e publikuara nga kaosi i 6 janarit ishte tema kryesore e gjykimit që po zhvillohet ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Senatori republikan Mitt Romney ishte pjesë e këtyre pamjeve teksa zbriste shkallëve për të shmangur turmën e përkrahësve të ish-presidentit.

Romney ka thënë se nuk e kuptoi që Eugene Goodman, i cili është cilësuar si hero kur largoi turmën nga zyrat e senatorëve, ka qenë ai që ia ka shpëtuar jetën. “Ishte shumë shqetësuese dhe emocionale”, ka thënë Romney, duke shtuar se herën tjetër do ta falënderojë zyrtarin policor.