Botë

Sa milionë dollarë kishte ofruar SHBA për zënien e Abou Bakr al-Baghdadi

Descriptive Text

Agjencitë ruse kanë shpërndarë lajmin e Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi për vrasjen e udhëheqësit të ISIS-it, Abou Bakr al-Baghdadi.

Koalicioni ndërkombëtar anti ISIS në ndërkohë ka theksuar se nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informatë.

I shpallur “kalif” i të gjithë myslimanëve nga grupi i tij terrorist, Abou Bakr al-Baghdadi është njëri nga personat më të kërkuar të planetit: SHBA-ja ka ofruar 25 milionë dollarë për kapjen e tij.

Por ai mbetej i pagjetur dhe i paparë: Brenda tri vjetësh ai vetëm një herë është paraqitur në një të vetmin video, filmuar në një xhami të Mosulit e të shpërndarë në vitin 2014, në të cilin ai shpallte “kalifatin e vet” duke bashkuar territoret e pushtuara në Irak e Siri, transmeton Koha.net shkrimin e lefigaro on line .

Lindur si Ibrahim al Samarraï, Abou Bakr al-Baghdadi, është irakian, 46 vjeç, që u nda nga Al Kadia dy vjet pas vdekjes së Osama ben Laden. I rritur në një familje fetare, ai studioi teologjinë në Bagdad para se t’i bashkohej kryengritjes së sunitëve 2003, kur Iraku u pushtua nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.

I kapur, ai u lira një vit më pas nga amerikanët të cilët dyshonin të ishte fjala për ndonjë kalibër të lartë. Qëkur filluan të shtohen pengesat ushtarake për ISIS, Abou Bakr al-Baghdadi u zhvendos në zonat e banuar më pak në kufirin Irak- Siri e nga ku mudn të vëreheshin më lehtë dronët sulmues.

Njoftimin e Rusisë për vrasje megjithatë duhet marrë me shumë kujdes.

Para dy vjetësh media britanike kishin njoftuar që shefi i ISIS ishte plagosur rëndë.

E në nëntorin e vitit të shkuar ai u bë gjallë me një audio mesazh kërcënues.