Botë

Bideni u vë sanksione liderëve ushtarakë në Birmani që udhëhoqën grusht shtetin

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se ai do të vë sanksione kundër liderëve ushtarakë në Biramani të cilët udhëhoqën grusht shtetin që qoi deri tek arrestimi i lideres së zgjedhur në mënyrë demokratike, Aung San Suu Kyi, bashkë me shumë të tjerë.

Biden po ashtu i ka bërë thirrje ushtrisë së Birmanisë që të liroj të burgosurit e arrestuar gjatë grusht shtetit, shkruan CNBC.

“Do të identifikojmë rrethin e parë të caqeve këtë javë dhe po ashtu do të vëmë kontrolle të forta të eksportit”, bëri të ditur Biden derisa po tregonte për sanksionet.

Javën e kaluar, Bideni ka dënuar marrjen në dorë të qeverisë nga ana e ushtrisë së Birmanisë duke e quajtur këtë “sulm direkt në tranzicionin e shtetit drejt demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Laureatja e çmimit “Nobel”, Suu Kyi ka fituar zgjedhjet në Birmani në nëntorin e vitit të kaluar.

Mirëpo gjeneralët ushtarakë të cilët qëndrojnë prapa grusht shtetit kanë thënë se këto zgjedhje ishin mashtrim.