Seul, 16 qershor - Kryeqyteti i Koresë Jugore, Seul, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria e këtij vendi ditën e djeshme, do të bëhet qytet shumë më pak i gjallë pas tre dekadave, duke shënuar një rënie të pritur të popullsisë prej 1.13 milion banorë.
Sipas statistikave shtetërore të Koresë së Jugut, deri në vitin 2045 popullsia e Seulit do të ulet në 8.81 milionë banorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLindjet në Korenë Jugore janë më të ulëta në ranglistën e OECD-së, megjithëse vitin e kaluar kanë lindur 406.300 fëmijë, numër deri më tani më i vogël i regjistruar në vend.
Në përputhje me ndryshimin demografik të Koresë së Jugut, statistikat tregojnë se autoritetet presin që banorët e qyteteve të mëdha të ikin për shkak të kostove më të larta të jetesës.
Busan, qyteti i dytë më i madh i Koresë Jugore, pritet të humbë rreth 470.000 prej 3.45 milionë banorë të tij. Mirëpo, në zonat më pak të zhvilluara si provinca “Gyeongii” në Seul, pritet rritje e popullsisë gjatë të njëjtës periudhë, kështu që shifra e përgjithshme për popullsinë e vendit do të jetë ende aq e lartë sa në nivelin e vitit 2015, prej 51.05 milion banorësh.