Botë

Oxfordi thotë se vaksina kundër varianteve të reja të koronavirusit mund të jetë e gatshme në vjeshtë

Një vaksinë e gatshme për të luftuar variantet e reja të koronavirusit, mund të jetë e gatshme në vjeshtë, ka thënë ekipi prapë zhvillimit të vaksinës anti-COVID të Oxford/AstraZenecas, raporton BBC.

Profesori Andy Pollard, nga Universiteti i Oxfordit, ka thënë se modifikimi i vaksinës është proces më i shpejt dhe duhen prova më të vogla para se të shpërndahet vaksina.

Njoftimi vjen pasi Britania e Madhe ka njoftuar se mbi 10 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Ka ende dëshmi të forta se vaksinat funksionojnë mirë edhe kundër mutacioneve të reja që kanë dal.

Ndonëse efikasiteti i përgjithshëm i tyre mund të zbehet.