Botë

​Blinkeni: SHBA-ja thellësisht e shqetësuar për dënimin me burgim të Navalnyt

Descriptive Text

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për dënimin me burgim të udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny dhe përsëritën apelin për lirimin e tij të menjëhershëm.

"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i autoriteteve ruse për të dënuar personin opozitar Navalny me dy vjet e tetë muaj burg", tha Sekretari i shtetit Anthony Blinken, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Gjatë ditës së sotme, dënimi me kusht i Navalnyt, me 3 vjet e gjashtë muaj u ndryshua në burgim efektiv, dhe u ul në dy vjet e tetë muaj për shkak të periudhës që ai kaloi në arrest shtëpiak.