Botë

Shtohet numri i rasteve të zbuluara të punës në të zezë në Zvicër

Numri i rasteve të dyshuara për punë në të zezë, kundrejt një numri të njëjtë të inspektorëve të punës, ka shënuar një rritje gjatë vitit të fundit. Inspektorët tash reagojnë në mënyrë më të orientuar kundër punës në të zezë dhe bëjnë kontrolle aty ku rreziku është më i madh.

Trajnimet e filluara nga marsi 2016 për inspektorët kantonalë kanë mprehur sensin e tyre për thelbësoren dhe aftësinë për të vënë në zbatim resurset e tyre në mënyrë më efikase, transmeton albinfo.

Raporti vjetor i SECO-s (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) mbi jetësimin e ligjit federal kundër punës në të zezë (BGSA) tregon se kantonet, në nivel vendi kanë vënë në funksion resurse afërsisht të njëjta sa i përket personelit për luftimin e punës në të zezë, sikurse në vitin e kaluar. Financimi i inspektorëve bëhet përgjysmë nga SECO, pas heqjes së taksës nga të ardhurat në kantone.

Në vitin 2016 është rritur numri i rasteve të dyshuara në fushë të taksave sa u përket sigurimeve shoqërore, të të drejtës se të huajve dhe të taksës burimore, thuhet në raport. Në lëmin e sigurimeve sociale rritja ka qenë 12%, në të drejtën e të huajve 13.5% dhe në atë të taksës burimore, 9%.

Rritja mund të shpjegohet nga njëra anë me shtimin e rasteve të denoncuara nga popullata dhe nga autoritetet përkatëse ndërsa nga ana tjetër edhe me strategjitë e reja vjetore të kontrollit në nivel kantonesh, transmeton albinfo.ch. Kantonet sot veprojnë në mënyrë më të specifikuar kundër punës në të zezë dhe kontrollojnë në degët ku dyshohet më shumë për ekzistimin e këtij fenomeni. Kështu, në vitin 2016 inspektorët kantonalë kanë zhvilluar gjithsej 12075 kontrolle të firmave dhe 35440 të personave. Numri i të dy kategorive të përmendura është zvogëluar në krahasim me një vit më parë me minus 8.1% respektivisht minus 11.1%.

Në përgjithësi numri i reagimeve të autoriteteve speciale te organet e kontrollit ka shënuar një rritje prej 3 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa në lëmenj të caktuar, gjendja duket kështu: ashtu sikurse në vitin 2014 dhe në vitin 2015 reagimet mbi marrjen e masave dhe sanksionet e vendosura kishin rënë për 10 për qind. Por, rënia ishte më pak e madhe se në vitin paraprak. Në fushë të sigurimeve sociale dhe të taksës burimore rritja është dukshëm më e madhe: 19 % përkatësisht 47%.

Evaluimi i operacionit ka treguar se në të dy fushat e përmendura ka ekzistuar nevojë e caktuar përshtatjeje. Parlamenti e ka votuar një pjesë të dokumentit të përpunuar nga Këshilli Federal mbi luftimin më efikas të punës në të zezë.

Afati i referendumit për rishikimin e ligjit përfundon më 6 korrik 2017. Ndërsa ligji i rishikuar planifikohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2018.

SECO së bashku me VSAA (Bashkësia e Autoriteteve Zvicerane të Tregut të Punës) ka zhvilluar një program për aftësimin e inspektorëve kantonalë.  Trajnimet e filluara nga marsi 2016 për inspektorët kantonalë kanë mprehur sensin e tyre për thelbësoren dhe aftësinë për të vënë në zbatim resurset e tyre në mënyrë më efikase.