Botë

Gjykatësi i Hagës dënohet në Turqi me 7,5 vjet burg

Një gjykatës nga Turqia në Mekanizmin për gjyqe penale ndërkombëtare të OKB-së, Ajdin Sefa Akaj, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg, pasi një gjykatë në Ankara e dënoi si pjesëtar të organizatës FETO, u bë sot e ditur nga Haga.

Sipas dijenisë së Mekanizmit në Hagë, gjykatësi Akay përkohësisht është liruar nga burgu deri në fillim të procedurës ankimore, por atij i është marrë pasaporta dhe i është ndaluar të lëshojë vendin.