Botë

Dyshohet për qindra të vdekur nga zjarri në Londër

Askush nuk u larguar nga kulla e bllokut e cila u përfshi nga zjarri në Londër, derisa zjarrfikësit thonë se me shumë gjasa askush më nuk është i gjallë, transmeton koha.net.

Zjarrfikësit thonë se ende është ‘numër i pa njohur’ i njerëzve të vdekur brenda kullës, por tani për tani është shumë e rrezikshme që të shkojnë në katet e sipërme të kullës Grenfell të shkatërruar.

Numri zyrtar i të vdekurve mbetet 17-të, por frikësohet se ai do të rritet në më shumë se njëqind.

Shefi i zjarrfikësve të Londrës, Dany Catton ka thënë: “Mjerisht tani më nuk presim që të gjejmë ndonjë tjetër të gjallë. Ashpërsia e madhe e zjarrit dhe nxehtësia na bëjnë të kuptojmë se do të ishte një mrekulli nëse ndonjëri ka mbetur gjallë”.

{gallery}