Botë

Rusia nuk mund të fajësohet për Trumpin

Drejtimi i gishtit të fajësisë kah Rusia për ngjarjet e 6 janarit ose ndërlidhja e veprimeve të Trumpit me urdhrat nga rusët mund t’i shpjerë amerikanët larg analizës për dështimin e sistemit amerikan dhe drejt fajësimit të një të shteti të huaj që nuk është edhe aq i fuqishëm sa mendojnë disa

Kur po vazhdojnë hetimet për kaosin në Capitol, Rusia është futur thellë në mendjen e amerikanëve – madje thuhet se rusët janë përfshirë direkt në trazirat e 6 janarit. Nuk është befasi dhe jo për shkak të hetimit të lidhjeve të ish-presidentit Donald Trump me Rusinë që kanë kryesuar ballinat për një kohë të gjatë.

Revista politike “Foreign Policy” shkruan se vënia e fajit te Rusia për 6 janarin, ose ndërlidhja e veprimeve të Trumpit me urdhrat nga rusët, mund t’i shpjerë amerikanët larg analizës për dështimin e sistemit amerikan dhe drejt fajësimit të një të shteti të huaj që nuk është edhe aq i fuqishëm sa mendojnë disa.

“Natyrisht se Inteligjenca ruse luajti rol në zgjedhjet e vitit 2016 nëpërmjet sulmeve kibernetike ndaj Partisë Demokratike, siç erdhi në përfundim Robert Mueller. Mirëpo e vërteta është zgjedhje e një ylli narcizoist televiziv me prirje për të ndezur njerëzit”, shkruan “Foreign Policy”.

Egoja e Trumpit

E njëjta vlen edhe për racizmin e Trumpit. Në një shtet me histori të ndasive racore aq të thella sa në Amerikë, është befasi që një burrë në kërkim të votave të supremacistëve të bardhë mund të shkonte aq larg sa Trumpi.

Për siguri, klani i Trumpit ka qenë pasqyrim i diktaturave post-sovjetike dhe mbështetësve të tyre. Taktikat agresive, nihilizmi i ligjshëm, korrupsioni i zhveshur dhe mentaliteti i turmës që kanë zëvendësuar diplomacinë me një burrë mirë të paraqitur – janë ngjashmëri që po lulëzojnë.

Mirëpo Trumpit kurrë nuk i është dashur të jetë piun i presidentit rus Vladimir Putin me qëllim që të përmbushë dëshirën e tij për t’i demoralizuar Shtetet e Bashkuara në kundërshtim me vetveten. Krejt çka është dashur të bëjë Trumpi është që të jetë vetja: një burrë i ashpër, i papërshtatshëm për shërbimin publik.

Edhe atëherë kur sulmi në Capitol shërbeu si shprehje e keqbërësit Trump – siç thotë Ben Sasse, Trumpi ishte i lumtur me atë që po ndodhte, kur veprimet e përkrahësve po ia përmbushnin egon e tij – disa njerëz insistuan se Rusia duhej fajësuar për këtë.

“Nuk ndihmoi as kur një grua e re e quajtur Riley June Williams që kishte hyrë në Capitol së bashku me përkrahësit e tjerë të Trumpit u kishte thënë miqve se laptopin e vjedhur nga zyra e Nancy Pelosit planifikonte t’ua shiste rusëve. Pohimi ishte si nëpër filma ose si pjesë e një plani që do të bënte një riosh revolucionar – por natyrisht e kënaqi internetin. Në epokën kur hakerët rusë janë bërë të famshëm, kush mund ta fajësojë internetin që është kaq i kënaqur?

Ama obsesioni rus edhe është shpërqendrim – një tentim për t’u larguar nga dashuria kolektive për konspiracione dhe nga paaftësia për të mbajtur përgjegjës të pasurit.

Grusht shtet i dështuar

Tentim grusht shteti i dështuar i Trumpit më 6 janar është në vija të njëjta amerikane si fushata dhe presidenca e tij.

“Ishte spektakël për një burrë që i do fort ato dhe inkurajon përkrahësit që të marrin pjesë në to: një përplasje mes botës së rrjeteve sociale dhe të ftohtit me realitetin e rëndë të ligjit. Ishte plot me ekstremistë të çuditshëm dhe tradhtarë – përfshirë ata që punojnë brenda – një pasqyrim i përkryer i mungesës së luajalitetit te çdo gjë tjetër përveç egos së tij. Në shumë mënyra ishte aq e hollë dhe e shëmtuar sa brendësitë e arta, të cilat vetë Trumpi i pëlqen”, shkruan revista politike.

Teoritë konspirative që nisën nuk lindën nga një skenar i FSB-së apo GRU-së; ato më shumë gjasë janë krijuar nga një pornograf emigrant në Filipine dhe janë publikuar nga anëtarët aktualë të Kongresit.

Kur përkrahësit publikonin video dhe fotografi nga Capitoli, ata e bënë nga një realitet alternativ të zënë nga Trumpi i obsesionuar pas TV-së.

“Ishte budallallëk nga pikëpamja ligjore, por ishte edhe shenjë se sa e thellë ishte varësia e Trumpit nga fama”, shkruan revista “Foreign Policy”.

Stil i “Great Gatsbyt”

Revista e njohur amerikane shkruan se përkrahësit nuk besonin se do të përballeshin me pasoja, sepse Trumpi këto pasoja ua ka bërë të parëndësishme – shikoni se sa e ka nxjerrë veten nga problemet – dhe për shkak se ky nuk është skenari i një emisioni televiziv me të cilin duhet nisur programi. Bastisja e shtëpive të tyre nga FBI-ja nuk ishte më në skenar. As vetë shfaqja nuk duhej të përfundonte kështu, me liderin që po i shiste teksa ata përballeshin me gjykata.

Çfarë mund të jetë më amerikane, më “Great Gatsby” se kjo? Një pasanik i pamëshirshëm që nxit dhunë dhe pastaj, për të parafrazuar F Scott Fitzgeraldin “struket në paratë e tij”. Në kohën kur piuni e merr vesh që është piun, veçse do të jetë shumë vonë.

Në realitet, Qeveria ruse gjithmonë dëshiron të përfitojë nga trazirat në tokën amerikane. Shteti rus ka një histori të gjatë të shfrytëzimit të racizmit të dhunshëm në SHBA. Putini e ka shfrytëzuar Trumpin dhe do të vazhdojë të përfitojë nga ndasitë që i ka përkrahur vetë Trumpi. Sulmi në Capitol ishte vendimtar për mullirin e propagandës ruse, edhe nëse ajo nuk e ka nxitur në të vërtetë.

Presidenca e shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, është një fillim i mirë, por armiqësinë ruse nuk mund ta zhbëjë aq lehtë. Për këtë arsye, maturia nuk mund të dëmtojë mësymjen ruse.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të shërohen nga vitet e Trumpit teksa fajësojnë Rusinë për gjërat i shkojnë keq, sidomos jo nëse amerikanët vazhdojnë të krahasojnë çështjet e tyre të brendshme me historinë e paqëndrueshmërisë në Rusi.

Në vend të kësaj është më e dobishme të mendohet për konvergjencën elitare – Trumpi nisi të shpërfaqte veten si diktator i periudhës pasovjetike sepse nihilistët e korruptuar dhe të pasur, pretendojnë të kenë vlera të njëjta. E vlerësojnë fuqinë për hatër të saj dhe shtetin e shohin si një koleksion të burimeve financiare për ata dhe për familje të tyre.

Duke e zgjedhur Bidenin, Shtetet e Bashkuara e orientuan veten drejt një shtegu të shkurtër, mirëpo ndryshe. Është një opsion që shtetet e tjera nuk kanë qenë me fat për ta shijuar. Por kalimi paqësor i pushtetit doli të jetë traditë më e brishtë sesa menduan amerikanët. Duke gjetur një fajtor të huaj në vend të ballafaqimit me armiqtë e brendshëm nuk do ta ndreqë këtë problem.