Botë

481 të vdekur nga COVID-19 në Rusi gjatë 24 orëve të fundit

Rusia ka regjistruar 481 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftojnë se numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 65.566, njofton Reuters.

Gjithashtu gjatë së shtunës janë regjistruar 23.586 raste pozitive me COVID-19. Moska ka planifikuar t’i rihapë shkollat publike të hënën pas pushimit të zgjatur nga muaji dhjetor.