Botë

Joe Biden mund të ketë prejardhje indiane, njëjtë si Kamala Harris

Descriptive Text

Në prag të inaugurimit të Joe Biden si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë nisur të jepen detaje të reja rreth prejardhjes së tij.

Presidenti 78-vjeçar flet shpesh për të parët e tij irlandezë mirëpo së fundmi ka filluar të ripublikohet një deklaratë e tij e vitit 2013 ku thuhej se kishte lidhje familjare në Indi, shkruan “Daily Mail”.

“Në vitet e ‘70-ta kam pranuar një letër nga një zotëri me mbiemrin Biden nga Mumbai ku thoshte se ne ishim të afërt. Ai thoshte se stërgjyshi jonë ka punuar për një kompani në Indinë Lindore dhe kishte shkuar nga Britania e Madhe në Mumbai”, kishte deklaruar atë kohë presidenti i ri i SHBA-së.

Nëse këto të dhëna janë të vërteta, i bie se të dy, edhe Bideni edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris kanë lidhje familjare në Indi pasi nëna e ndjerë e Harris kishte lindur në Azinë Jugore.