Botë

Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë

Descriptive Text

Franca synon që deri në fund të muajit shkurt të vaksinojë 4 milionë shtetas të saj. Ky plan është prezantuar të premten kur shteti francez ashpërsoi masat për të parandaluar përhapjen e madhe të koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 2.4 deri në 4 milionë njerëz do të vaksinohen para muajit mars teksa pret përshpejtim të shpërndarjes së vaksinave deri në fillimpranverë. Franca pritet të marrë 500 milionë doza të vaksinës “Pfizer-BioNTech”, ndërkaq shpërndarja e vaksinave të “Modernas” do të fillojë gjatë kësaj jave.

Deri në fund të muajit janar Franca synon që të vaksinojë 1 milion njerëz. Franca ka zbatuar orën policore nga ora 20 deri në orën 6 të mëngjesit. Kjo masë do të nisë më 16 janar.