Botë

343 të vdekur dhe mbi 12.000 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjermani

Foto: AP

Gjermani ka regjistruar 12.497 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1.921.024.

Ndërkaq janë regjistruar 343 të vdekur nga koronavirusi, duke çuar numrin e përgjithshëm në 40.686, shkruan Reuters.