Botë

Në Gjermani vendoset për zgjatje të masave anti-Covid, në disa raste edhe shtrëngim të tyre

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe qeveria kanë rënë dakord që të vazhdohen masat aktuale për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, e në disa raste, edhe të shtrëngohen ato.

Pas diskutimeve, kancelarja theksoi se qëllimi mbetet të zvogëlohet incidenca 7-ditore në nën 50 infeksione të reja për 100,000 banorë. “Qëllimi është të aftësojmë autoritetet shëndetësore të kuptojnë përsëri zinxhirët e infeksionit”.

Për shkak të festave të fundit, do të ketë të dhëna të qarta mbi incidencën reale në Gjermani vetëm nga 17 janari, tha Merkel. Presidenti i Institutit Robert Koch vuri në dukje këtë në një seancë eksperte dje. Numrat janë tashmë shumë të lartë dhe me mutacionin e virusit, i cili tani dihet nga Britania e Madhe, ka lindur një situatë e re, e veçantë.

Sipas Merkelit, disa spitale janë në “prag të kolapsimit”, për shkak të infeksionit.

“Ne kemi bërë thirrje te qytetarët që t’i limitojnë kontaktet në minimum. Ne do t’i lejojmë takimet private me njerëzit të cilët jetojnë bashkë dhe maksimimu me një tjetër person i cili nuk jeton në atë shtëpi”.

Përveç kësaj, qeveritë federale dhe shtetërore kanë vendosur për një masë tjetër të mundshme në qarqe me një incidencë prej më shumë se 200 - domethënë për të kufizuar distancën e lëvizjes në 15 kilometra rreth vendbanimit, përveç nëse ka ndonjë arsye të vlefshme.