Botë

Ballkani ndihet i braktisur derisa Evropa vaksinohet

Çfarë tashmë dihet mirëfilli është se Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – ku jetojnë më shumë se 20 milionë qytetarë – do të ngelin shumë prapa 27 shteteve të BE-së dhe Britanisë së Madhe në përpjekjet për të arritur imunitetin e tufës, duke vaksinuar shpejt një hise të madhe të popullsive të tyre

Sarajevë,  janar (AP) – Kur mijëra qytetarë anembanë Bashkimit Evropian nisën muajin e kaluar t’i përvilnin mëngët për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, një qoshe e kontinentit ndihet e lënë pas dore, e izoluar dhe e braktisur: Ballkani.

Shtetet e Ballkanit kanë hasur në telashe për të siguruar qasje në vaksinat kundër COVID-19 të shumë kompanive dhe programeve, por shumica e shteteve të periferisë juglindore të Evropës ende po presin arritjen e vaksinave të tyre, pa ndonjë afat të sigurt kohor për fillimin e fushatave kombëtare të vaksinimit.

Në pritje....

Çfarë tashmë dihet mirëfilli është se Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – ku jetojnë më shumë se 20 milionë qytetarë – do të ngelin shumë prapa 27 shteteve të BE-së dhe Britanisë në përpjekjet për të arritur imunitetin e tufës, duke vaksinuar shpejt një hise të madhe të popullsive të tyre.

Epidemiologu nga Maqedonia Veriore, Dragan Danilovski, krahasoi gjendjen e tanishme të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor me pabarazitë që janë parë gjatë fundosjes së “Titanikut” më 1911.

“Të pasurit rrëmbyen të gjithë barkat e shpëtimit, duke ua kthyer shpinën fatzinjve”, ka deklaruar Danilovski gjatë një deklarate për TV24.

Një ndjesi e ngjashme, kur bota përballet me krizën më të madhe shëndetësore në një shekull, ka nisur ta përshkojë krejt Ballkanin Perëndimor – një term që përdoret për t’i identifikuar shtetet e Ballkanit, që duan të anëtarësohen në BE, por që ende nuk ia kanë dalë. Po ngec edhe më shumë prej politikanëve pro-rusë në një rajon që ndodhet ndërmjet sferave ruse dhe perëndimore të ndikimit.

Image

COVAX, shpresa e fundit

“Ndihesha si kur i humb ndjenjat për kthim në jetën normale”, ka thënë Belma Djonko në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, duke përshkruar aspektin emocional pasi dëgjoi lajmin se mjekët, infermierët dhe pleqtë anembanë BE-së po merrnin vaksinën e “BioNTech”-ut, derisa vendi i saj po vazhdon të presë i demoralizuar.

Shumë shtete të Ballkanit i kanë varur shpresat e tyre te COVAX-i, agjenci kjo botërore e prokurimit të vaksinës, themeluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata bamirëse për adresimin e shpërndarjes së vaksinës. COVAX-i ka siguruar marrëveshje për shumë vaksina premtuese kundër COVID-19, por tani për tani do të mbulojë vetëm dozat që përfshijnë 20 për qind të popullsisë së secilit shtet.

Bashkë me shtetet postkomuniste, e të paqëndrueshme politikisht, të Ballkanit që kanë profetizuar dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, por dështojnë t’i përmbushin kushtet për qëllimin e tyre, Bosnja ka rezervuar vaksina nëpërmjet COVAX-it dhe pret të fillojë pranimin e dozave të para në fillim të prillit.

Nga tani, kjo periudhë duket përjetësi.

Serbia, e para që siguron doza

“Njëherësh, do të vazhdoj të jem i privuar prej takimit me babanë e tij 83-vjeçar, e të cilit i privohet dashuria për nipat e mbesat”, ka thënë Djonko, duke iu referuar masave për mbrojtje nga pandemia që i kanë detyruar pleqtë të izolohen nga burimet e mundshme të infektimit.

Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka siguruar deri tani vaksina, duke pranuar dërgesa nga “Prifzer”-“BioNTech” dhe rusja “Sputnik V”. Megjithatë, Serbia nuk ka doza të mjaftueshme për të filluar vaksinimin masiv, meqë i ka vetëm 25 mijë vaksina të “Pfizer”-“BioNTech” dhe më shumë se 2.400 të Rusisë.

Programi serb i vaksinimit ka nisur më 24 dhjetor, tri ditë para Bashkimit Evropian, kur kryeministrja Ana Bërnabiq e mori një dozë në përpjekje për të ngritur besimin publik për vaksinën, derisa shumë qeveri të Ballkanit po përballen njashtu me betejën kundër lëvizjes së fuqishme kundër vaksinimit.

Krahu ekzekutiv i BE-së, Komisioni Evropian, është pajtuar së fundmi të ndajë një pako prej 70 milionë eurosh për t’i ndihmuar shtetet e Ballkanit ashtu që ato të kenë qasje në vaksina, krahasuar me 500 milionë euro që blloku tashmë i ka ndarë për COVAX-in.

Boshllëku favorizon Rusinë e Kinën

“Gjatë pandemisë, BE-ja ka treguar se ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar”, ka deklaruar komisari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varheyli.

Ursula von der Leyen, drejtuese e Komisionit Ekzekutiv, ka thënë se BE-ja do të ketë më shumë vaksina se është e nevojshme për banorët e saj më 2021 dhe ka lënë të kuptohet se mund t’i ndajë vaksinat e tepruara me Ballkanin Perëndimor dhe vendet afrikane.

Megjithatë, në Ballkan, përshtypja mbizotëruese është se blloku edhe njëherë ka dështuar në rajonin e pazhvilluar evropian. Sipas fjalëve të analistit politik shqiptar, Skender Minxhozi, BE-ja ka arritur në momentin “kryeje punën ose qepe gojën”.

“Ose na e dëshmoni se kujdeseni për ne, ose mos u habit nëse ndonjëri prej nesh u përgjigjet rusëve a kinezëve që po shtegtojnë botën me xhepa të mbushura me vaksinat e tyre”, është shprehur Minxhozi.

Mungesa e dukshme e solidaritetit perëndimor në kulmin e pandemisë po shfrytëzohet nga politikanët pro-rusë për të portretizuar BE-në si entitet të orientuar vetëm kah përfitimi. Rusia dhe Kina, njëherësh, po i japin fort për ndikim ekonomik dhe politik.

“Unë i besoj (vaksinës ruse), nuk u besoj rrëfimeve komerciale që po vijnë nga Perëndimi”, ka deklaruar Milorad Dodik, lideri i serbëve të Bosnjës, para se të shtrohet në spital nga koronavirusi.

Indinjata e Shqipërisë

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje nga Ambasada ruse pasi përfaqësia diplomatike publikoi një mesazh në media sociale se Moska ishte e gatshme ta furnizonte Shqipërinë menjëherë me vaksinën “Sputnik V”, megjithëse ajo vaksinë nuk është certifikuar nga BE-ja.

“Si qytet u ndjeva i indinjuar dhe si evropian u ndjeva i turpëruar, përderisa si kryeministër i Shqipërisë u ndjeva më i motivuar se kurrë që të mos lejoj që shqiptarët të përjashtohen nga mundësia e të qenët vazhdimisht të mbrojtur me evropianët e tjerë”, ka deklaruar Rama, në ditën kur njoftoi nënshkrimin e kontratës për blerjen e 500 mijë vaksinave të “Pfizer”-“BioNTech”.

Shumëkush beson se vonimi i vaksinës mund të jetë bekim i maskuar në një rajon ku vite të tëra me krizë besimi për qeveritë dhe institucionet kanë zmadhuar zërat e mohuesve të virusit dhe të skeptikëve të vaksinës.

“Nuk mund ta pres kthimin në normalitet dhe që kjo të ndodhë, na duhet një vaksinë e suksesshme”, ka thënë Belma Gazibara, specialiste e infektimeve që punonin në Spitalin e Sarajevës, ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

Gazibara beson se boshnjakëve do t’u shtohet dëshira për vaksinim derisa t’i shohin evropianët duke u vaksinuar.

“Nëse vaksinat, sikurse shpresoj fort, dëshmohen premtuese gjetiu në Evropë, pres që gatishmëria për vaksinim do të jetë larg më e madhe se tani”, ka thënë ajo.