Botë

Gjermanët nuk e duan një tjetër izolim

Gjermanët i frikësohen vazhdimit të izolimit për mbrojtje nga koronavirusi që ishte miratuar për festat e fundvitit.

Dyqanet dhe shkollat janë mbyllur që prej 16 dhjetorit, ndërkaq kafenetë dhe restorantet janë mbyllur në gjatë nëntorit.

Mirëpo këto masa dështuan të parandalonin valën e dytë të pandemisë që goditi Gjermaninë. Gjermanët frikësohen se izolimi do të zgjatet përtej 10 janarit dhe se nuk do të ketë efekt në parandalimin e rasteve të reja.

Shumë prej tyre janë të mendimit se izolimi i ka goditur ekonomikisht ndërsa frikësohen se më së shumti do ta pësojnë nxënësit që me javë të tëra nuk kanë vijuar mësimet. Më pesë janar, kancerlarja Angela Merkel pritet të njoftojë zgjatjen e masave të izolimit përtej 10 janarit. Autoritetet shëndetësore kanë kërkuar zgjatjen e izolimit për shkak se sistemit shëndetësor i duhet pak pushim. Të shtunën, Gjermania ka konfirmuar 12 mijë raste të reja dhe 336 të vdekur nga koronavirusi.